Fundjava me mot pjesërisht të vranët

Aktuale

Fundjava me mot pjesërisht të vranët

Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 dhe 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë celsius.

18.05 - Mot kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

19.05-20.05 - Në fundjavë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s, me hove deri në 15m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat