Haraqija beson se dialogut Kosovë-Serbi i ka ardhur fundi

Aktuale

Haraqija beson se dialogut Kosovë-Serbi i ka ardhur fundi

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:11
Astrit Haraqija

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se dialogut Kosovë-Serbi i ka ardhur fundi

“Kanë kaluar të gjitha mundësit, prej vitit 89 shumë marrëveshje janë bërë deri tash dhe kanë dështuar, tash është koha e fundit dhe kjo çështje duhet të mbyllet”, u shpreh Haraqija në “Debat Plus”.

Ai ka theksuar se edhe serbët e kanë kuptuar se kjo është një histori e ngarkuar, dhe se ky kapitull do të mbyllet këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat