Gashi: Shumë shpejt pritet që ta heqim edhe një barrë tjetër për bashkatdhetarët

Aktuale

Gashi: Shumë shpejt pritet që ta heqim edhe një barrë tjetër për bashkatdhetarët

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, sot në pikën kufitare në Merdar kanë lansuar softwerin për pagesën ‘online’ të policave të sigurimit.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se me këtë iniciativë u lehtësohet bashkatdhetarëve ardhja në Kosovë, dhe me këtë veprim do të lehtësohen në mënyrë drastike hyrja në Kosovë për të gjithë bashkatdhetarët

Mirëpo, ai tha se janë duke punuar që të hiqet kjo barrë e madhe që ndër vite ka sjellë vështirësi për bashkatdhetarët kosovarë, mungesa në Kartonin Gjelbër.  

Gashi: Shumë shpejt pritet që ta heqim edhe një barrë tjetër, të bëhet Kartoni i Gjelbër

“Është një ditë e rëndësishme sidomos për bashkatdhetarët tanë, sepse tash e tutje do të bëhen sigurimet shtesë që nevojiten për të hyrë në Kosovë, ‘online’, dhe ato në mënyrë elektronike do të kontrollohen nga policia jonë. Andaj, do të përshpejtohet dhe lehtësohet në mënyrë drastike pritjet. Shpresojmë se edhe bashkatdhetarët tanë do të jenë të kënaqur. Nuk është e gjithë rruga që kemi nisur, rruga është që të hiqet fare ky sigurim dhe jemi në bashkëpunim edhe me kompanitë tona të sigurimit dhe me Byronë ndërkombëtare të sigurimeve që sa më shpejt të hiqet edhe kjo barë që i është vendosur bashkatdhetarëve tanë. Besojmë se shumë shpejt edhe ky problem do të mënjanohet”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha  vlerësoi rëndësinë e madhe të këtij projekti,  sepse , duke u kryer pagesat online, do të eliminohen edhe pritjet e mërgimtarëve në kufi.

Gashi: Ky model mundëson lehtësimin për qarkullimin e bashkatdhetarëve tanë

“Më lejoni të ju falënderoj për realizmin e këtij projekti softwerik, i cili mundëson dhe lehtëson bashkëqytetarët që jetojnë në diasporë për të marrë Kartonin e Gjelbër. Shpresojmë se në të ardhmen do të takohemi dhe në eventet e tjera të cilat do të jenë një mundësi lehtësuese të qarkullimit për bashkëqytetarët tanë që jetojnë në diasporë”, theksoi Gashi.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli duke shpjeguar procedurat e këtij projekti të lansuar sot, tha se përpjekjet janë të vazhdueshme që  Kosova të hyjë  në Kartonin e Gjelbër, mirëpo sipas tij, ka pengesa teknike siç është anëtarësimi i Kosovës në OKB si dhe problem tjetër mbetet numri i madh i veturave të pasiguruara.

Pushkolli: Projekt i ri, mundësi alternative e blerjes së policisë ‘online’

“Sot do të fillojmë me një projekt të ri mundësia alternative e blerës së policisë online, por tani me një qasje shumë të lehtë nëpërmjet webfaqes të BKS-së. Të gjithë të interesuarit, qytetarët që kanë nevojë për këtë policë mund të qasen në webfaqen e BKS-së dhe aty duke i plotësuar shumë thjesht të dhënat e veta personale, drejtohen në bankën ProCredit, e cila me një infrastrukturë dhe me mjaft siguri të madhe mundëson pagesën e këtyre policave. Shpresojmë se kjo do tw jetw njw mundësi e mirë për bashkëqytetarët dhe besoj në suksesin e këtij projekti”, ka thënë Pushkolli.

Ndërsa, Rrahim Pacolli nga BKS tha se me këtë rast ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të paguajë policat e sigurimeve për bashkatdhetarët sikur për Luginë të Preshevës që është vepruar më 2013.

Pacolli: Qeveria Haradinaj t’i paguajw policat e sigurimit

“Unë kërkoj edhe diçka tjetër nga Qeveria Haradinaj, që për bashkatdhetarët tanë, të vepron ashtu sic kemi vepruar në vitin 2013 me ish kryeministrin Thaçi, që për Luginën e Preshevës ka hequr shpenzimet, e kam fjalën për automjete private, jo të bizneseve. Kështu që bashkatdhetarët vijnë edhe më shumë dhe gjatë vitit ata sjellin rreth 1 miliardë euro dhe këtu është Qeveria që më së shumti që përfiton”, ka thënë Pacolli.

 Ky sistem do të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat