Thaçi: Kosova e përkushtuar për vlerat evropiane

Aktuale

Thaçi: Kosova e përkushtuar për vlerat evropiane

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:34
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Në një shkrim në Facebook, ai thotë se është shumë e rëndësishme  agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritetet dhe  trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit.

“Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar”, shkruan presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat