Ambasadori amerikan: Plani 11 pikësh i Perëndimit nuk ekziston - Bota Sot
Ambasadori amerikan: Plani 11 pikësh i Perëndimit nuk ekziston

Aktuale

E martë, 14 gusht 2018

Ambasadori amerikan: Plani 11 pikësh i Perëndimit nuk ekziston

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:45
Kyle Scott

Nuk ekziston plani i Perëndimit për Kosovën, nuk ka propozim të koordinuar të vendeve anëtare të Quintit dhe nuk ekziston plani në 11 pika, ka thënë për mediat serbe të Beogradit ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott.

Ai është përgjigjur kështu në pyetjen nëse në takimin në Washington është miratuar plani detyrues për Serbinë. Duke komentuar lajmin se shtetet e Quintit SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia kanë miratuar planin e presionit me të cilin duhet të njihet Kosova dhe duhet që Serbia të ndahet nga Rusia, Scot ka thënë se është e zakonshme që shtete kohë pas kohe të takohen dhe të bisedojnë.

"Është praktikë normale diplomatike që vendet që kanë qëndrime të ngjashme që të takohen kohë pas kohe për të këmbyer mendime dhe për të harmonizuar qëndrime. Megjithëkëtë, nuk ekziston plan i Perëndimit për Kosovën, nuk ka propozim të koordinuar të anëtarëve të Quinit dhe nuk ekzisto plani 11 pikësh”, ka thënë Kyle Scott.

Ai ka shtuar se qëllimi i dialogut në Bruksel për Kosovën është normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa nëse arrihet ndonjë marrëveshje, ajo duhet rezultat i bisedimeve të liderëve nga Beogradi e Prishtina.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test