BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve - Bota Sot
BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

Aktuale

E martë, 14 gusht 2018

BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:52
Samiti i Sofjes

Ajo që bie në sy në deklaratën e përbashkët të samitit të Sofjes, është se të gjitha vendeve të Ballkanit u referohen me emrin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi i Axhendë së Prioriteteve të Sofjes e përbërë prej gjashtë pikash.

-E para dhe një nga më të rëndësishmet, ka të bëjë me forcimin e mbështetjes për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

-Përmirësimi i mbështetjes për reformën gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve për parandalimin e korrupsionit.

-Shtrirja e misioneve këshilluese juridike me mbështetje të rritur nga shtetet anëtare dhe nga BE.

-Rritje e monitorimit të reformave përmes misioneve sistematike, të bazuara rast pas rasti.

-Vendosja e monitorimit në fushën e rasteve të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

-Bashkëpunim për një matje më të mirë të rezultateve në reformën në drejtësi.

-Hartimi i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes Fondacionit Europian për Demokraci në fushën e medias së pavarur dhe pluraliste, si dhe shoqërisë civile.

Fushat e tjera kanë të bëjnë me luftën ndaj terrorizmit, dyfishimin e programit Erasmus + për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, si dhe rritja e ndërlidhjes në rajon, qoftë kjo infrastrukturore, në fushën e energjisë etj.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test