Protokolli bullgar bllokon rrugët për presidentin Thaçi

Aktuale

Protokolli bullgar bllokon rrugët për presidentin Thaçi

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:20
Eskorta eThaçit në Sofja

Kryeqyteti bullgar është bllokuar pothuajse tërësisht një ditë para mbajtës së Samitit historik  të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Gjatë tërë ditës, një pjesë e madhe e rrugëve të qendrës së Sofjes kanë qenë të bllokuara të eskortave të shumta të liderëve, pjesëmarrës në këtë Samit.

Më anë të disa fotografive shihet eskorta e protokollit shtetëror bullgar që është rezervuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe rrugët e bllokuara gjatë kohës sa ka kaluar kjo eskortë.

Thaçi tashmë ka zhvilluar takimet e para në Sofje, me përfaqësuesen Mogherini dhe presidentin serb, Vuçiq.

Në Sofje ndodhen mbi 30 liderë të shteteve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe lider të Shteteve të Ballkanit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat