Thaçi për Samitin e BE-së: Moment historik dhe me rëndësi të madhe për Kosovën

Aktuale

Thaçi për Samitin e BE-së: Moment historik dhe me rëndësi të madhe për Kosovën

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:33
Foto e postuar nga Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si moment historik pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Thaçi, i cili po qëndron në Sofje, ka thënë se ky samit është tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot në Sofje të Bullgarisë mbahet Samiti i BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të jenë pjesë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtij samiti, presidenti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat