Milaim Zeka i kërkon ballafaqim televiziv Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Milaim Zeka i kërkon ballafaqim televiziv Ramiz Lladrovcit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:32
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka vazhduar akuzat e tij ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se Lladrovci “tërë karrierën e ka ndërtuar mbi bazën e shantazheve”.

Ai ka thënë se nuk i druhet një padie të mundshme, të paralajmëruar nga Lladrovci kundër tij për gjoja shpifje. “Nuk i trembem padisë”, është shprehur Zeka.

Zeka i ka kërkuar ballafaqim televiziv Lladrovcit.

“Po e ftoj publikisht Lladrovcin, le të vijë në studio, le ta zgjedhë televizionin, do t’i publikoj letrat”, është shprehur ai.

“I kam tri letra që Lladrovci ia drejton (Hashim) Thaçit në vitin 2003-4”, ka treguar Zeka.

“Në ato letra ky tregon për çka e akuzon Thaçi. Këto janë letrat e tij, me nënshkrimin e tij”, ka theksuar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat