Hoxha për “Wiener Zeitung”: BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovë - Bota Sot
Hoxha për “Wiener Zeitung”: BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovë

Aktuale

E hënë, 20 gusht 2018

Hoxha për “Wiener Zeitung”: BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:42
Dhurata Hoxha

Gjatë qëndrimit në Vjenë dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Banka Botërore, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka dhënë një intervistë për “Wiener Zeitung”.

Hoxha lidhur me Samitin e Sofjes ka theksuar se Kosova merr pjesë në takim si një partner i barabartë, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, duke e vlerësuar edhe Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor si shumë të rëndësishme për Kosovën, ngase trajtohet si shtet i barabartë me vendet tjera të rajonit.

Ministrja ka folur edhe për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, Marrëveshjen që duhet bërë si instrument obligativ për të dy shtetet, sundimin e ligjit, Misionin e EULEX-it, si dhe liberalizimin e vizave.

Për liberalizimin e vizave, ka theksuar se “kemi pasur dy herë më shumë kritere për të plotësuar për liberalizimin e vizave se sa vendet tjera. Por, e kemi përmbushur atë dhe BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovës. Unë shpresoj se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të vitit”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test