Pse i kanë prishur raportet Fatmir Sejdiu me Vjosa Osmanin?

Aktuale

Pse i kanë prishur raportet Fatmir Sejdiu me Vjosa Osmanin?

Nga: D.RR Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:28
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, një intervistë ka ka zbuluar pse i ka prishur raportet me deputeten Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e ekipit të tij në Presidencë, shkruan "Bota sot".

“Nuk e quaj ftohje të raporteve”, është shprehur Sejdiu.

“Ajo ka zgjedhur një qasje që asaj i duket e mirë, ta zëmë në Kuvendin e fundit”, ka treguar ai.

“I kam thënë që s’është mirë të jenë tre kandidatë për kryetar. Ajo ka thënë se është mirë, dhe ka kërkuar mbështetjen time”, ka zbuluar Sejdiu.

“I kam thënë se s’mund të jap mbështetje për një luftë që do ta humbësh”, ka shtuar ai.

“Isha shumë i bindur. Modeli i zgjedhjeve ishte i paarsyeshëm. Ishte diçka jo fort e pëlqyeshme”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat