Kë e preferon Fatmir Sejdiu për kryetar të LDK’së

Aktuale

Kë e preferon Fatmir Sejdiu për kryetar të LDK’së

Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:07
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”.

Ai ka thënë se nuk ka vlerësim se kush duhet ta udhëheqë LDK’në në të ardhmen.

“Nuk do të lëshohem në njerëz”, është shprehur ai.

“Është herët pak të portretizohen” figurat e mundshme për udhëheqës, ka vlerësuar Sejdiu në "Pressing".

Tani për tani, Sejdiu ka thënë se nuk ka një vlerësim për ndonjërin prej aspirantëve për kryetar të LDK’së.

Sejdiu ka thënë se këtë në kohën e duhur “elektorati i LDK’së do ta vlerësojë më së miri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat