Fatmir Sejdiu: Rugova e la me gojën e tij që unë ta trashëgoj

Aktuale

Fatmir Sejdiu: Rugova e la me gojën e tij që unë ta trashëgoj

Më: 16 maj 2018 Në ora: 21:21
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë “Pressing”.

Ai ka zbuluar se presidenti i dikurshëm i vendit, Ibrahim Rugova, kishte thënë se Sejdiu duhej ta trashëgonte në post.

“Rugova e ka thënë se unë duhet të jem njeriu që duhet të vazhdoj bisedimet dhe të udhëheq Ekipin e Unitetit”, ka treguar Sejdiu.

“Këtë ia ka thënë edhe ambasadorit amerikan (Philip Goldberg, v.j), por edhe Petersenit (administratorit të UNMIK’ut, v.j.)”, ka thënë Sejdiu.

“Këtë e kam verifikuar, me fakte të vërteta”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat