Eksperti i sigurisë: Ashtu si e ke udhëheqësinë, e ke edhe popullin

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Ashtu si e ke udhëheqësinë, e ke edhe popullin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 maj 2018 Në ora: 20:02
Hajrullah Tërnava, ekspert i sigursë

Rastet e therjeve me thikë dita –ditës janë duke shënuar rritje. Ky sindrom famëkeq sikur ka kapluar territorin e Kosovës, pasi javën që shkoi dhe këtë që hymë, numri i këtyre veç sa ka marrur hovin.

Duke folur rreth kësaj çështje eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “Bota sot” se situata në të cilën tani po ndodhin këto raste të therjes me thikë në mënyra të shpeshta në Kosovë, tregon më së miri gjendjen reale në të cilën tani shoqëria e Kosovës ka arritur.

Sipas tij, nuk ka se si mos ta ndodhin therjet me thika në një vend, përderisa kryeministri i vendit shtinë me armë.

“E thëna popullore se “kah shkon rrota e parë, mbas saj shkon edhe rrota e dytë“ nënkupton situatën ku kemi arritur. Para do ditëve edhe kryeministri Haradinaj dhe bashkëpunëtoret e tij, në një aheng shkrepshin me armë sa kishin fuqi, në mënyrën më primitive të mundur, madje ai edhe i arsyetoni veprimet e tyre, se është “traditë me shkrep me armë nëpër ahengje e dasma e raste tjera”. Qytetarët e kanë të qartë se bartja e armës së zjarrtë është e ndaluar me ligj, por të tillët kanë gjetur mënyrën e bartjes më të lehtë të armëve të ftohta, si thika duke bartur me veti për qërim hesapesh dhe për tu treguar të fortë. Sigurisht se mendimi i tyre është kështu: nëse kryeministri paska t drejtë të gjuajmë armë zjarri, atëherë përse ata të mos bartin thikë? Prandaj dhe është e kuptueshme kur ata që e drejtojnë këtë shtet e arsyetojnë përdorimin e armës, ku nga shumë raste ndodhin edhe vrasjet nga devijimet e plumbit apo nga gabimi i përdorimit të armës, sikur që ndodhi në një dasmë para disa ditëve, kur axha e vret nipin e vet duke shkrepur armën”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, fjalia e urtë popullore se si e ke udhëheqësin e ke edhe popullin, po del si e vërtetë, dhe tani nuk duhet të befasohemi me këto ndodhi të përdorimeve të thikave.

“Luftimin e dukurive negative te një shoqërie nuk duhet ta luftojë vetëm policia, por e tërë shoqëria sikur: prindërit, arsimtaret, edukatorët, këshilltarët, institucionet si Gjyqësia, Prokuroria, Policia dhe shumë institucione në preventivë. Nëse veç duam ta kemi një shoqëri të shëndoshë dhe një rini në perspektivë atëherë duhet tu themi stop këtyre veprimeve të shëmtuara. Nëse në këtë mënyrë kishte me u sjell shoqëria, rinia do të fitonte edhe kulturën e mirësjelljes dhe sigurisht se tani nuk do ti kishim këto probleme. Kjo situatë e tanishme pra,  e tregon më së miri gjendjen e gabimeve të kaluarës  si në shkollim, arsimim, fakultete etj”, ka thënë Tërnava .

Ai konsideron se në situatën e tanishme tani duhet të veprojë ligji dhe në mënyrë sa ma të shpejtë dhe të ashpër të reagojë shoqëria me ligjet e saja dhe policia t;i kryejw punët e saj në mënyrë profesionale.

”Duhet që policia ti kryej punët e saja në mënyrë permanente, dhe me veprimet e saja, të personat e dyshuar ti kontrollojë apo ti bastisë të dyshuarit që mbajnë mjetë të tilla. Dhe nëse iu gjenë armë zjarri apo armë të ftohta të ndërmarrin masat ligjore të përndjekjeve dhe burgosjeve të tyre. Prandaj policia në kryerjen e punëve të saja edhe në preventivë duhet ti përdorë shpesh mënyrat e veprimeve të saja nëpër objekte dhe vende tjera sikur që janë: kontrolle, bastisje dhe kontrollet e vendeve apo objekteve ky dyshohet se ka persona të dyshimtë që merren me veprime të ndaluara komfor ligjit”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, policia nuk duhet të reagojë vetëm kur kryhet vepra, por edhe në shumë raste në preventivë para se të ndodhë rasti, në mënyrë që të mbretëron bindja. “Jam i bindur se sikur të ekzistonte frika nga bartja e armës, shumë nga ta nuk do e bartnin fare armën me vete. Por dihet se dukuritë negative të kundërligjshme paraqiten në ato vende ku nuk funksionon ligji. Aty ku funksionon ligji nuk mund të paraqiten ato dukuri, prandaj gjendja e tanishme në Kosovë në përgjithësi është kaotike dhe duhen të merren masa të rrepta të përmirësimit të saj, e sidomos duke e pasur të qartë që tani e kemi një polici numerikisht për kryer të banorëve të Kosovës shumë të madhe rreth 9000”, ka thënë eksperti i sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat