Kelmendi tregon faktet pse Kosovës i duhet ushtria

Aktuale

Kelmendi tregon faktet pse Kosovës i duhet ushtria

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:00
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi ka komentuar idetë të cilat po jepen për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, si dhe ka përmendur  faktorët themelor lidhur me këtë çështje.

Po ashtu, ai ka shkruar përmes një postimi në Facebook një shembull se pse duhet që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

“E nëse NATO e lëshon Kosovën, si është më mirë, me një Ushtri të Kosovës apo pa ushtri? Po nëse sulmohet Kosova, e NATO është jashtë, kush e mbron vendin dhe bënë mobilizimin e masave, pavarësisht se thuhet se Serbia është e fortë dhe ushtria e Kosovës është multietnike!”

Postimi i plotë:                

Edhe nje here per Ushtrine!

Ne kuader te ideve per formimin e Ushtrise se Kosoves po dalin mendime te ndryshme dhe diametralisht te kunderta.

Ketej jane keto ide mbi Ushtrine e Kosoves:

1. Ushtria nuk i duhet Kosoves kur ky vend e ka NATON;

2. Kosoves i duhet zhvillim ekonomik e jo ushtria;

3. Me mire pa ushtri se me te e multientnike;

4. Nje ushtri qe s' ka kapacitete mbrojtese nuk i duhet Kosoves.

Ka edhe mendime te tjera, porr mua, shume qesharake dhe aspak shkencore ne kuptimin e shtetit dhe te drejtes, sikunder edhe ne fushen humanitare etj.

Ushtria hyne ne kuader te faktoreve themelor per ekzistimin e shtetit. Nuk ka teori shkencore qe nuk i permende disa faktor qe jane themelor.

Ata jane:

1. Pushteti shteterir,

2. Populli dhe

3. Teresia territoriale.

Ne kuader te tyre del se ushtria eshte faktor themelor i shtetit. Nuk ks as pushtet, as popull te lire dhe as teresi territorile te garantuar pa ushtri.

Dhe, shume mire eshte qe ne Kosove eshte NATO. Por, sa do te jete ky mekanizem ushtarak nderkombetar ne Kosove, askush nuk e di! Ajo varet nga interesat gjeostrategjike te shteteve vendimarrese dhe nga marredhenjet midis perendimit dhe lindjes.

S'ka dyshim se duhet te zhvillohet baza ekonomike dhe te punohet ne permiresimin e gjendjes sociale dhe te arsimit te shkaterruar ne Kosove.

Kosova duhet te luftoje shume papunesine dhe skllaverine ne sektorin privat ku shfrytezimi i punetoreve dhe te tere kuadrit te punesuar eshte i larte.

S'ka dilem se pushteti shteteror duhet te spastrohet nga ish- sherbetoret e UDB-se, si dhe te korruptiarit dhe nga kriminelte qe e kane kapur shtetin.

Keto jane detyra themelore.

Po a eshte dhe sa do te jete Ushtris e Kosoves e afte per te mbrojtur shtetin dhe kombin varet nga ajo se cka ndertohet. E nese nuk ndertohet ashtu sikunder deshirohet, prapseprap eshte shume me mire me ushtri se pa Ushtrine e Kosoves.

Kush del ne ndihme nese vjene deri te fatkeqesite natyrore, sikunder jane termetet, epidemite a vershimet?

Mendoj se ushtria eshte e para.

E nese NATO e leshon Kosoven, si eshte me mire, me nje Ushtri te Kosoves apo pa ushtri? Po nese sulmohet Kosova, e NATO eshte jashte, kush e mbron vendin dhe bene mobilizimin e masave, pavaresisht se thuhet se Serbia eshte e forte dhe ushtria e Kosoves eshte multietnike!

I theksova keto fakte per te treguar domosdoshmerine e ndertimit te Ushtrise se Kosoves.

Aftesine mbrojtese te saj nuk e zbehin 10% qe jane minoritare. Aty jane muslimanet, romet, turqit, serbet, ashkalite etj.Keshtu dhe ne kete menyre eshte edhe ne ushtrite e medha kudo ne bote.

S'ka ushtri tipike te paster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat