Haziri dhe Abrashi me presidentin e EPP-së: Roli i LDK-së i rëndësishëm në procesin e liberalizimit

Aktuale

Haziri dhe Abrashi me presidentin e EPP-së: Roli i LDK-së i rëndësishëm në procesin e liberalizimit

Nga: N.H Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:00
Pamje nga takimi

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po marrin pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi thotë se Daul konsideroi se roli i Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyçë për këtë proces.

Ja postimi i plotë:

Sot në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takuam Presidentin e EPP - European People's Party, z. Joseph Daul, e njoftuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe gjithashtu kërkuam mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

z. Daul konsideroi se roli i Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyce për këtë proces.

Gjatë punimeve, z. Haziri do t'i drejtohet të pranishmëve, liderëve politik e institucional nga Evropa, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat