Kërkojnë mbështetje për liberalizimin e vizave

Aktuale

Kërkojnë mbështetje për liberalizimin e vizave

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:46
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ne takim me presidentin e EPP-së, Joseph Daul

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë, në Samitin e BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ata me këtë rast janë takuar me presidentin e EPP-së, Joseph Daul, të cilin e njoftuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kërkuan mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ndërsa, Daul konsideroi se roli i LDK-së gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyçe për këtë proces.

Gjatë punimeve, Haziri do t'i drejtohet të pranishmëve, liderëve politik e institucional nga Evropa, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat