E zbulon Abazi: Ky person nga Serbia ka tentuar të pastrojë Kosovën nga shqiptarët

Aktuale

E zbulon Abazi: Ky person nga Serbia ka tentuar të pastrojë Kosovën nga shqiptarët

Nga: N.H Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:17
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, thotë se Marko Gjuriq është një pasardhës i një gjenerate politike fashiste që ka tentuar të pastrojë Kosovën nga shqiptarët.

Abazi përmes një postimi në Facebook, shprehet se edhe me tej po vazhdon logjika fashiste e Serbisë.

Ja postimi i plotë:

Gjuriq- Kosova nuk është shtet i rremë, por shtet i qytetarëve me vlerave demokratike, respektues i tejshtuar i drejtave të serbeve përfshirë edhe atyre që bën gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë dhe ben luftën në Kroaci. Ti je një pasardhës i një gjenerate politike fashiste që ka tentuar të pastrojë Kosovën nga shqiptarët dhe me qëndrimin tënd po dëshmon që logjika fashiste po vazhdon në Qeverisjen e Serbisë. Është fatkeqësi që t’i ke partner për me bisedu në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat