Kryetari i Gjykatës Supreme i drejtohet gjykatës për largimin e tij nga banesa

Aktuale

Kryetari i Gjykatës Supreme i drejtohet gjykatës për largimin e tij nga banesa

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:42
Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Supreme

Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Supreme është i detyruar ta lirojë banesën e tij pas vendimit të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës më 18 prill kishte marrë vendim që 13 banesa që i ishin dhënë në shfrytëzim kuadrove profesionale të institucioneve të Komunës së Mitrovicës ti ipen familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Banesat ishin dhënë në shfrytëzim nga viti 2006 me kontratë 10 vjeçare e cila ka skaduar në vitin 2016.

Enver Peci në një prononcim për Kallxo tha se ndaj këtij vendimi ka bërë ankesë në gjykatë.

“E kam marrë vendimin. Nuk dua të jap komente se jam në procedurë, unë kam iniciuar procedurë gjyqësore dhe jam në procedurë. I kemi arsyet tona për shkak se 10 vjetëshi ka kaluar gati që dy vjet kur më ka skaduar kontrata por komuna kurfarë vendimi nuk ka pru, tani e ka pru një vendim për lirim. Ne po konsiderojmë që nuk ka të drejtë ashtu për shkak se është dashtë me na njoftu përpara mu marrë vesh e jo… është një kontratë e lidhur dhe duhet të shkëputet me një farë forme ligjore e jo veç me u largu ashtu, tha  Peci.

Ai po ashtu bëri të ditur që do ta respektojë vendimin e komunës për lirim e banesës brenda afatit 60 ditësh.

“I respektojmë të gjitha vendimet ligjore edhe të komunës edhe gjykatës se jemi së pari zbatues të ligjit dhe duhet të veprojmë në bazë të ligjit, por normal që edhe me na u shkelë të drejtat nuk është e drejtë”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat