Lufta politike në Serbi: ‘Jeremic ka bërë më shumë për Kosovën se Thaçi e Haradinaj’

Aktuale

Lufta politike në Serbi: ‘Jeremic ka bërë më shumë për Kosovën se Thaçi e Haradinaj’

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:14
Vuk Jeremiq

Partia Përparimtare Serbe (Srpska napredna stranka) e Aleksandar Vuçiqit ka vlerësuar sonte se kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq me aksionin fatal diplomatik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës se sa Thaçi e Haradinaj dhe se e ka humbur kredibilitetin që të merret me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Në kumtesën e kësaj partie, theksohet se kështu dinjiteti i Serbisë është shkelur më shumë dhe më dhembshëm se sa që kanë mundur të shkelin forcat e përbashkëta të Jammy Sheas, Wesley Clarckut dhe Javier Solanës.

Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë n ë korrikun e vitit 2010 e kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës pasi që Serbia e kishte dërguar për vlerësim këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat