Ky është urimi i Albin Kurtit me rastin e Ramazanit

Aktuale

Ky është urimi i Albin Kurtit me rastin e Ramazanit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 00:12
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kurti ka shkruar në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ se ky muaj i dedikohet disiplinimit të dëshirave vetjake e njëkohësisht është muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike të vështirë.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Besimtare dhe besimtarë myslimanë, nesër fillon muaji i agjërimit, Ramazani.Dëshiroj t’ua uroj përzemërsisht një Ramazan të mbarë, agjërim të lehtë, dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i dedikohet disiplinimit të dëshirave vetjake, e njëkohësisht është muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë.Jua forcoftë ky muaj zemrat e jua rrittë vullnetin për punë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat