Pallaska: Të krijohet ekip i unitetit për bisedimet me Serbinë

Aktuale

Pallaska: Të krijohet ekip i unitetit për bisedimet me Serbinë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:46
Dastid Pallaska

Juristi dhe analisti politik Dastid Pallaska mendon se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosova do të duhej të përfaqësohej nga një ekip uniteti.

“Kosova të përfaqësohet nga një ekip uniteti”, tha Pallaska.

“Të organizohet një mjedis ku organizohet një demokraci si në Kuvend dhe ku ka akterë që nuk mendojnë njëjtë dhe aty i ballafaqojnë idetë për të gjet zgjidhjen e duhur për vendin”, shpjegoi Pallaska. Në këtë ekip mund të jetë është presidenti Hashim Thaçi. Por sipas Pallaskës, Thaçi nuk duhet të udhëheq i vetëm bisedimet.

“Thaçi nuk mund të thotë se do ta bëjë vetë dialogun”, theksoi Pallaska.

Pallaska ka kritika edhe për partitë politike në vend. Thotë se dialogun me Serbinë nuk duhet ta përdorin për zgjedhje.

“Partitë politike shqiptare nuk do të duhej të përdornin dialogun për zgjedhje sepse e dëmtojnë Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat