Ministër legal në Prishtinë, kryetar ilegal në Zveçan

Aktuale

Ministër legal në Prishtinë, kryetar ilegal në Zveçan

Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:27
Ivan Todosijeviqi

Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan. Ky është rasti i Ivan Todosijeviqit.

Të parin post e ka si ministër i pushtetit lokal nën Sistemin e Kosovës, kurse në atë të Serbisë, tash e sa vite kryen detyrën e të parit të Komunës së vogël që funksionon me rregullat e Beogradit.

Në fund të muajit shkurt, Todosijeviq që është pjesë e Listës serbe, u pa duke pranuar donacione nga Beogradi, si shef i pushtetit lokal që punon me sistemin serb.

Postin që ai e mban në Zveçan e shfaq dhe faqja zyrtare e asaj që serbët e quajn Organi i Përkohshëm Qeverisës për komunën në veri të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat