Zbulohet se sa km/h ishte duke lëvizur vetura e dy policëve kur u aksidentua

Aktuale

Zbulohet se sa km/h ishte duke lëvizur vetura e dy policëve kur u aksidentua

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:48
Pamje nga lumi Lepenc

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje nga ekspertiza e komunikacionit lidhur me aksidentin e 28 prillit, në të cilin humbën jetën dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi.

Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, ekspertiza e komunikacionit dëshmon se aksidenti i dy policëve ka qenë vetaksident.

Po ashtu, kryeprokurori Shukri Jashari foli edhe për gjendjen e veturës me të cilën dy policët ranë në ujerat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.

Jashari tha për Kallxo se sipas ekspertizës, vetura ka qenë në rregull teknikisht.

“Ndërsa, policët kanë qenë duke vozitur me shpejtësi 35-40 km/h”, theksoi Shukri Jashari.

Ai ka konfirmuar po ashtu se kanë pranuar raportin e autopsisë, i cili ka sqaruar detajet e vdekjes së dy policëve.

“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se trupat e dy policëve kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, tha kryeprokurori i Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat