Haradinaj-ministrave: Gjenju punë zëvendësve tuaj

Aktuale

Haradinaj-ministrave: Gjenju punë zëvendësve tuaj

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:22
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë i ka informuar ministrat e tij në lidhje me raportin e punës dhe takimin që ka pasur me zëvendësministrat. Me këtë rast ai ka kërkuar nga ministrat që t’iu gjejnë sa më shumë punë zëvendësve të tyre.

“Kam mbajtur një takim me zëvendësministrat. Shumica kanë dëshmuar një shkallë të seriozitetit në punë. Janë raporte të aktiviteteve të tyre. Kam kërkuar që në të ardhmen me i mat efektet. Një lutje e kam për ministrat; që të koordinoheni me ta më shumë për punët javore. Është praktikë e mirë sepse mund të nxjerrim më shumë efekte te mira. Edhe pse është një numër i tillë çfarë është, e që është 74, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse atyre iu nxjerrim punë. Iu kisha lut jepnu punë”, u tha Haradinaj ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat