Osmani: Problemet në politikën e jashtme, tregojnë për papjekuri institucionale

Aktuale

Osmani: Problemet në politikën e jashtme, tregojnë për papjekuri institucionale

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:28
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani

Përplasjet në mes zyrtarëve qeveritar në koordinimin e politikës së jashtme, po cilësohen si papjekuri institucionale të cilat po i dëmtojnë objektivat e jashtme.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka theksuar se debati në mes Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrit të MPJ-së, Gjergj Dedaj, po punojnë në bazë të premisave partiake.

“Ata sillen sikur nuk janë në institucione shtetërore por në parti politike. Deklaratat e papërgjeshme dhe të pakoordinuara mund të dëmtojnë rëndë interesin shtetëror. Prandaj është e domosdoshme qe para deklarimeve te kete paraprakisht koordinim me aktorët tjerë shtetëror të fushës së politikës së jashtme”, ka shtuar Osmani.

Ndryshe, deklarimi i ministrit Pacolli, gjatë turit të fundit nëpër vende të Afrikës, ka deklaruar se Kosova synon të jetë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), derisa zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj i cili e kishte kundërshtuar këtë mendim, duke thënë se Kosova nuk duhet të orientohet nga lindja dhe se Kosova do të shkojë drejt organizatave euro – atlantike, si NATO, Bashkimi Evropian (BE), etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat