"Gjykata Speciale, shpresa më e madhe për vrasjet e pasluftës, më shumë se çdo gjykatë tjetër"

Aktuale

"Gjykata Speciale, shpresa më e madhe për vrasjet e pasluftës, më shumë se çdo gjykatë tjetër"

Nga: H.Orana Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:50
Gjykata Speciale

Vrasjet politike të pasluftës edhe pas kaq shumë vitesh edne kanë mbetur engimë. Ndonëse në krye të institucioneve të drejtësisë ka pasur zyrtarë të ndryshëm, deri më tani nuk është bërë ndonjë përpjekje për të zbardhur këto raste.

Madje, as qeveria aktuale nuk po deklarohet se do të marrë diçka në këtë drejtim.

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik dhe ish- zyrtari i Vetëvendosjes, Leon Duhanaj, thotë se zbardhja e vrasjeve të pasluftës dhe shumë dukurive tjera negative, është çështje shumë komplekse.

“Për mendimin tim, disa raste do të zbardhen me shpejt, disa me ngadalë, disa tjera ndoshta asnjëherë. E ardhmja do na tregojë për shumë ngjarje e zhvillime, por kjo nuk do të ndodhë në kohën e tashme. Kjo do të tregohet si e kaluar historike. Gjeneratat e ardhshme, do ta kuptojnë kush u vra dhe kush qenë vrasësit. Ashtu siç e dimë për shumë figura historike të së kaluarës tonë. Siç e dimë për Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, të cilët nuk u vranë vetëm për dëshirën e armikut, por edhe për grykësinë e bashkëkombasve të tyre për pushtet”, vlerëson ai.

Por Duhanaj, thotë se Gjykata Speciale do të punojë në këtë drejtim më tepër se gjykata vendore apo gjykatat tjera ndërkombëtare.

“Po, Gjykata Speciale, besoj që do të jetë shumë me efektive se qoftë gjykatat vendore apo edhe ndërkombëtare gjerë me tani. Por, nuk është shpresa e vetme. Shpresa e vetme jemi ne.  Vetë qytetarët janë ata që mund t'i ndikojnë dhe t'i shtyejnë rrjedhat e zhvilkimeve.Ne duhet, njëherë e përgjithmonë të vendosim mes krimit dhe së ardhmës së përbashkët dhe të zgjedhim rrugën e së ardhmes edhe nëse krimi është prindi, vëllau, motra, daja apo shoku! Kur qytetarët të jenë të gatshëm ta denoncon çdo krim, çdo shkelje ligji, pa marrë parasysh nga kush vjen qoftë edhe djali apo vajza e vetme. Atëhere e kemi fillu ndërtimin e së ardhmes për brezat që vijnë. Atëherë kemi me i zbuluar të gjitha vrasjet dhe krimet, atëhere kemi me pasë.të.ardhme si shtet dhe si komb”, thekson ai.

Ai thotë se vetëm më vullnetin e shumicës do të ketë rend në këtë vend.

“Pra, është vullneti i shumicës ai që i bënë ndryshimet dhe nëse do ta kemi këtë vullnet, do t'i kemi të gjitha, sepse çdo qeveri në një mënyrë apo tjetren, është vullnet i shumicës dhe përfaqëson gjendjen reale në një popull, në të gjitha aspektet”, thotë analisti Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat