Në ditën e familjes, Thaçi uron për harmoni

Aktuale

Në ditën e familjes, Thaçi uron për harmoni

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:16
Hashim Thaçi me babain dhe djalin

Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 15 majit, ditës botërore të familjes, ka uruar për harmoni dhe lumturi në mesin e familjeve.

“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra”, ka shkruar ai.

Thaçi tutje ka thënë se duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive , për gjithçka që na rrethon, mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat