Pas ndarjes nga partia shpërthen konflikti, një aktivist i VV-së rrah anëtarin e PSD-së

Aktuale

Pas ndarjes nga partia shpërthen konflikti, një aktivist i VV-së rrah anëtarin e PSD-së

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Një anëtar i subjektit Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është sulmuar nga aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltari komunal i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.

Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të PSD-së, Nol Nushi, për rastin e sulmit ndaj B.A. është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Siç mësohet, rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate ne afërsi të Hotelit “Sirius”në Prishtinë dhe se familjarët e të sulmuarit kanë shkuar të ballafaqohen me sulmuesin, por që ka qenë intervenimi i zyrtarëve të PSD që ka bërë që situata të mos eskalojë.

Nushi ka thënë se një rast i tillë është prodhim i gjuhës së urrejtjes që i karakterizon aktivistë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes.

“Rasti është paraqitur në Polici. Njëkohësisht duhet theksuar se ky rast është pasojë e gjuhës së urrejtjes që e kemi parë nga aktivistë e përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes që prej daljes sonë e edhe më heret. Kërkojmë që VV të ndalojë këtë gjuhë që prodhon të tilla pasoja, sepse me qasjen e tillë pasojat mund të përshkallëzohen. Veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat