Çitaku: Kosova nuk toleron provokime

Aktuale

Çitaku: Kosova nuk toleron provokime

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:26
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka përfaqësuesit e Serbisë duhet ta kuptojë që në Kosovë mund të hyjë vetëm pasi të marrin lejen paraprake, në të kundërtën Kosova do të veprojë në përputhje me procedurat.

Çitaku e nisi fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, me rrethanat e vështira që shqiptarët kanë kaluar gjatë luftës, duke thënë se përkundër kësaj, populli shqiptarë kurrë nuk jemi dorëzuar por ka ndërtuar shtëpitë tona dhe është kthyer në Kosovë, ndërsa tash çdo ditë kujtojmë me mijëra masakrat të bëra nga forcat serbe në Kosovë.

Sipas saj, këtë vit 30 mijë kosovarë do të diplomojnë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës.

Ajo tha sa i përket serbëve të Kosovës, është evidente se dëshirojnë jetë më të mirë, megjithatë Beogradi i pengon çdo ditë.

Çitaku tha se Qeveria e Serbisë e ka ndaluar ekipin e karterë që të marrin pjesë në kampionatin evropian që mbahet në Novi Sad.

“Qeveria e Serbisë me vendimet e saj po e përkrah pjesët e dhunshme dhe është dhuna që duhet të ndaluar e jo sporti“, tha ajo.

Sipas Çitakut, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e MSA-së dhe ka votuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, gjë që nuk e kanë votuar serbët e Kosovës, për shkak të presionit nga Beogradi.

Duke folur për Gjuriqin, tha se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë gjithë arrestimit të tij, pasi ai nuk ka respektuar procedurat paraprake.

“Kosova nuk toleron provokime dhe është e përkushtuar që edhe vet të përmbahet nga provokimet. Serbia duhet ta kuptoj që në Kosovë mund të hyjë vetëm pasi të marrin lejen paraprake. Në të kundërtën Kosova do të veprojë në përputhje me procedurat”, tha ajo, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe me të gjitha vendet e ballkanit perëndimor.

“Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, pasi është vet Serbia ka kërkuar mendimin e Gjykatës e cila njohu pavarësinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë formuar grupin punues për draftin për Asociacionin e komunave serbe në Kosovës, ku nuk po marrin pjesë serbët e Kosovës për shkak të presionit nga Beogradi. Çka dëshiron Beogradi është zgjidhje territoriale e ne në Prishtinë dëshirojmë zgjidhje civile. Serbia nuk ka humbur asgjë pasi Kosova kurrë nuk ka qenë e Serbisë”, tha ajo.

Çitaku tha se ka ardhur koha që UNMIK të mbyllë misionin e vet, pasi Këshilli mund të mban një mision që iu kushton shumë por e vërteta është që nuk ka vend në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat