UNICEF po punon në promovimin e të drejtave të fëmijëve

Aktuale

UNICEF po punon në promovimin e të drejtave të fëmijëve

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi dhe Afshan Khan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur drejtoreshën regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, ku u tha se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar drejtoreshën Khan për kontributin e UNICEF-it në Kosovë.

“Jemi mirënjohës për kontributin e UNICEF-it në Kosovë, që nga përfundimi luftës, në përmirësimin e kushteve për jetë, nga shëndeti e deri te arsimimi i fëmijëve. Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor që siguron mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Kemi ndihmuar arsimimin e tyre, duke ofruar libra shkollorë pa pagesë për të gjithë fëmijët, për të garantuar qasjen e të gjithë fëmijëve në arsim”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas një komunikate të Presidencës, drejtoresha regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, ka thënë se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të të gjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët.

Presidenti Thaçi i ka ofruar drejtoreshës Khan bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërlidhen me fëmijët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat