Zyrtari i NATO-s: S’duhet të harrohet çfarë bëri Millosheviqi në Kosovë

Aktuale

Zyrtari i NATO-s: S’duhet të harrohet çfarë bëri Millosheviqi në Kosovë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:56
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Ali

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Ali, duke folur për Kosovën ka thënë se asaj i duhet siguria dhe stabiliteti.

“NATO-ja dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti. Ata mbrojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të komunitetit serb. KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë gjithnjë deri sa të ketë nevojë, ndoshta disa vite, ndoshta edhe më gjatë”, ka thënë Ali.

Ali ka theksuar se respektohet vendimi i Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s.

“Nuk është e domosdoshme që Serbia në këtë moment t’i bashkohet NATO-s. Ndoshta kjo do të ndodhë në atë ardhmen, porse kjo varet nga qytetarët e Serbisë, e jo nga NATO-ja i cili gjithmonë pranon kërkesat për anëtarësim siç ndodhi me vendet tjera të rajonit”, ka thënë për rel në gjuhën serbe Paolo Ali.

Lidhur me bombardimet e NATO-s, Ali ka thënë se ato kanë ndodhur para 20 vjetësh dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se nuk duhet harruar se çfarë ka ndodhur ka bërë Millosheviqi.

“Ajo që ka ndodhur në vitin 1999 është e ngulitur në kujtesën e Serbisë. Sigurisht do të ishin ndryshe gjërat po të sigurohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB’së. Por nuk guxojmë të harrojmë çfarë ka ndodhur gjatë regjimit të Millosheviqt. Sigurisht se ka pasur gabime por mendoj se situatë këtu ka qenë shumë dramatike” ka thënë Paolo Ali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat