Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

Aktuale

Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:16
Vetura e thyer

Kosovare Lladrovci, vajza e kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po deklaron se kjo nuk është hera e që nga persona ende të panjohur po iu thyhet vetura.

Ajo ka deklaruar se është hera e dytë që brenda këtij viti po iu dëmtohet vetura. 

Ajo beson se organet e drejtësisë do ta zbulojnë rastin se shpejti.

E pyetur nëse la dyshime tek dikush ajo tha se nuk e din se kush ia ka thyer veturën dhe se nëse kjo ka ndikuar si pasojë e debatit te fundit të babit të saj me hoxhën e Drenasit, Mulla Osmanin. 

Ajo tha se e ka dëgjuar atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë Por qe thotë se nuk e din nëse kjo mundë të jetë arsyeja e sulmit.

E policia po i vazhdon hetimet rreth kësaj çështjeje.

“Rreth orës 12:00të ditës së sotme, policia ka marrë informacionin se një veturë e tipit Golf 6 është thyer. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po i vazhdon hetimet”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes tashmë gjenden edhe njësitë e forenzikës në policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat