Thaçi dekoron antropologen Bertit Backer me Medaljen Presidenciale Jubilare

Aktuale

Thaçi dekoron antropologen Bertit Backer me Medaljen Presidenciale Jubilare

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:52
Hashim Thaçi sot e ka dekoruar antropologen norvegjeze Berit Backer

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar antropologen norvegjeze Berit Backer, pas vdekjes, me Medaljen Presidenciale Jubilare, për kontributin e saj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se antropologia Backer ishte ndër zërat e parë që ka folur për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Kosovë. 

“Ishte ndër zërat e parë që ka folur për Kosovën dhe për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Duhet ta kujtojmë se sa e vështirë ka qenë të flitet asokohe në atë kontekst për shqiptarët dhe për Kosovën. I jemi mirënjohës familjes së saj, shtetit norvegjez dhe popullit norvegjez për përkrahjen dhe miqësinë”, tha ai. 

Antropologia norvegjeze në masë të madhe karrierën e vet ia kishte dedikuar shqiptarëve. 

Në emër të familjes Backer, dekoratën e ka pranuar ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, bashkë me grupin iniciues në përbërje të Nufri Lekajt, Ann Christine Ekk dhe Shkëlzen Kuklecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat