Rahoy humbi betejën përball Kosovës

Aktuale

Rahoy humbi betejën përball Kosovës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:26
Mariano Rahoy

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy zakonisht nuk bënë kampanjë kundër BE-së, por ai ka humbur luftën ballkanike, shkruan gazeta spanjolle Confidencial.

Qeveria e Spanjës është angazhuar që në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Sofje të mos marrë trajtimin si shtet.

Me çështjen katalonase Rahoy që nga fillimi ka bërë të ditur se partnerët e tij nuk do të ulen në të njëjtën tavolinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Insistimi i tij megjithatë ishte i kotë, përkujton gazeta spanjolle.

Kosova do të marrë pjesë në samitin e Sofjes dhe për këtë arsye Rahoy nuk do të marrë pjesë.

Sipas mediumit spanjoll, Rahoy do të shkojë në Bullgari, por atje do të takohet m autoritetet lokale dhe do të marrë pjesë në darkën me liderë evropianë një ditë para samitit dhe më pas do të kthehet në vendin e tij.

Ndërkohë që pritet konfirmimi zyrtar nga Madridi, në Bruksel është dërguar porosia se Rahoy nuk do të marrë pjesë.

Confidencial shkruan se as deklarata publike dhe as kërkesat diplomatike nuk ishin të mjaftueshme që “Kosova të ndihet më pak si shtet”.

“Kosova është pjesë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë anëtare të BE-së konsiderojnë se është shumë e rëndësishme që i gjithë rajoni të jetë i pranishëm”, thonë burimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat