Gashi premton mbështetje për Sindikatën e Policisë

Aktuale

Gashi premton mbështetje për Sindikatën e Policisë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:52
Ministri Gashi dhe Tasholli

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata   gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat