Edhe Drenori kundër Lladrovcit: Kur ta përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë

Aktuale

Edhe Drenori kundër Lladrovcit: Kur ta përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:15
Lladrovci dhe Drenori

pas polemikave të fundit me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovcin, tani ka reaguar edhe kryetari i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori.

Drenori e ka quajtur analfabet dhe të imponuar kryetarin e Drenasit, ndërsa i ka thënë se me të mund të polemizojë vetëm kur Lladrovcit ta kryej shkollën e mesme.

Sipas Drenorit, Lladrovci është kryetar i imponuar nga presidentin Hashim Thaçi.

Ky është reagimi i plotë i Drenorit:

Nuk ke faj Ti.

Faj ka Hashim Thaçi (ndoshta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërret” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.

E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat