Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq në seancën e radhës

Aktuale

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq në seancën e radhës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:15
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 17 maj, ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe formimi i komisionit hetimor për dëbimin e gjatë shtetasve turq nga Kosova. Po ashtu, është vendosur që vazhdimi i seancave të mbetura në gjysmë të mbahen më 23 dhe 24 maj.

Pas mbledhjes së kryesisë, në emër të deputetëve të pavarur foli, Dardan Sejdiu, i cili tha se më 17 maj do të trajtohen tri tema të rëndësishme për ata.

Sejdiu: Diskutohet heqja e romingut në mes Shqipërisë dhe Kosovës

“Më 17 maj janë tri tema që për ne janë tepër të rëndësishme, njëra ka të bëjë me diskutimin e heqjes së romingut për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe diskutimi për t’i hequr pikat doganore në mes Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe procedohet për herë të dytë ligji për kryeqytetin, pra ligji për Prishtinën është në këtë seancë në rend të ditës. Përveç tjerash më datë 23 maj do t’i kemi interpelancat e mbetura, me ç’ rast interpelanca me kryeministrin për marrëveshjen me Contral Global do të trajtohet më datën 23 maj”, tha ai.

Kurse, në emër të LDK-së, Armend Zema tha se LDK sot ka futur në procedurë të rregullt tri projektligje për datën 17 maj, që ka të bëjë projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, plotësim ndryshimin për të ardhurat e korporatave, projektligjin për vlerën e shtuar, si dhe formimin e komisionit hetimor për dëbimin e gjatë shtetasve turq.

Zema: Pika të grumbulluar me fajin e një mazhorancë minore

“Shumë pika të grumbulluar, kuptohet me fajin e një mazhorance minore e cila për mendimin tonë janë duke prishur raportin Kushtetues në mes Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, me qenë më i qartë ikja nga përgjegjësia e kryeministrit për të qenë pjesë e raportimit dhe mbikëqyrjes nga Kuvendi po ndodhë edhe në caktimin e seancave të reja dhe ne kemi tri, katër seanca të reja, më 17, 23, 24,por me tendencën si LDK të favorizojmë zhvillimin ekonomik, duke parë mos interesimin e Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Sa i përket komisionit hetimor për dëbimin e gjatë shtetasve turq, Zema tha se po e zvarritin ata që e kanë shkaktuar këtë komision.

Zema: Komisionin po e zvarrisin ata që e kanë krijuar skandalin

“Këtë komision po e zvarrisin ata që e kanë krijuar këtë skandal, ata që kanë qenë përgjegjës dhe janë përgjegjës për institucionet e sigurisë dhe që janë përgjegjës për menaxhimin kushtetues të institucioneve vendimmarrëse, që kanë të bëjnë qoftë me shërbimin e inteligjencës, policisë së Kosovës dhe pjesa tjerët që merret me Ministrinë e Infrastrukturës, që i takon Aeroportit të Kosovës por ne kemi insistuar përkundër asaj që është tentuar që mos të ketë miratim nga pjesa e rezolutës së debatit parlamentar, 40 nënshkrime dhe tash është detyrim ligjor që të formohet komisioni në seancën e radhës me insistimin e LDK-së”, tha Zemaj.

Ai në emër të LDK-së ka shprehur shqetësimin për mungesën e Qeverisë në seancat e kuvendit, grumbullimin e pikave të rendit të ditës, mungesën e deputetëve të pozitës në seanca, duke thënë se kjo tregon brishtësi institucionale dhe me këtë logjik është e pamundur që të funksionojë në mënyrë normale Kuvendi i Kosovës.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po mban mbledhjen me shegat e grupeve parlamentare.

Në rendin e ditës është shqyrtimi i seancave të papërfunduara nga  16, 17, 18, 20, 26 prill, si dhe vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga 3 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat