Thaçi: Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë

Aktuale

Thaçi: Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë

Nga: N.H Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:20
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar masakrën në Qyshk të Pejës, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari.

Ja postimi i plotë:

Para 19 vjetësh, në Qyshk të Pejës, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një prej masakrave më monstruoze, duke vrarë 44 civilë të pafajshëm. Sot, të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari. Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë dhe pavarësisë sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat