E larguan nga puna pasi duhet të shkonte në burg - beteja e humbur e Agron Çerretit

Aktuale

E larguan nga puna pasi duhet të shkonte në burg - beteja e humbur e Agron Çerretit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:44
Agron Çerreti

Gjykata Kushtetuese vendosi ta deklarojë të papranueshme kërkesën e Agron Çerretit, një qytetari nga Prizreni i cili pretendon se i janë shkelur të drejtat që i garantohen me Kushtetutë kur është larguar nga një vend pune në Kosovë.

Çerreti, i cili e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pretendon se është trajtuar padrejtësisht kur është larguar nga vendi i punës për arsye se kishte për të vuajtur një dënim me katër muaj burgim.

Në kërkesën e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese, ai thotë se i është dashur t’i lejohet të merrte pushim pa pagesë dhe të mos pushohej nga puna.

“Parashtruesi i kërkesës pretendon se ai është trajtuar padrejtësisht, sepse i është mohuar e drejta për të marrë pushim pa pagesë për të vuajtur dënimin me burg. Parashtruesi i kërkesës pretendon se atij i është dashur të lejohet të marrë pushim pa pagesë. Ai pretendon se kjo mundësi është në dispozicion
sipas Ligjit te Punes, nr. 02-L-212, dhe kjo mundesi nuk përjashtohet me Ligjin nr. 03-L-149 për Sherbimin Civil te Kosoves”, thuhet në kërkesën e tij, parashtruar Gjykatës Kushtetuese.

Në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Parashtruesi i kërkesës pretendon se ai e humbi punën e tij në menyrë të padrejtë, sepse ai kishte respektuar urdhrin gjyqësor për të vuajtur denimin me 5 burg. Ai pretendon se me kete eshte shkelur e drejta e tij e punes siç garantohet me nenin 49 [E Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes.”

Por, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta deklarojë të papranueshme kërkesën e Agron Çerretit. Ka thënë se nuk është detyre e saja që të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohen se janë bërë nga gjykatat e rregullta gjatë vlerësimit të provave.

“Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apo zbatimit te ligjit (ligjshmerise), perveçdhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria)”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata ka thënë se roli i saj është vetëm që të sigurojë respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente të tjera ligjore.

“Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese nuk mund të veprojë si gjykatë e ‘shkallës së katërt'”, thuhet në akvendim. /Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat