Haradinaj pati për qëllim pushtetin, korrigjimi i demarkacionit me Malin e Zi i pamundshëm

Aktuale

Haradinaj pati për qëllim pushtetin, korrigjimi i demarkacionit me Malin e Zi i pamundshëm

Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:34
Ramush Haradinaj

Ndonëse u bë kohë që ka kaluar demarkacioni në Kuvend, partitë opozitare janë të mendimit se nuk është proceduar më tej me dhënien e fakteve se Kosova ka humb territor. Prandaj thonë se duhet bërë korrigjimi sa nuk është bërë vonë.

Versionit që e propozoi Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi ia dha nënshkrimin. Presidenti i vendit tashmë e ka dekretuar ligjin për demarkacionin me Malin e Zi bashkë me nenet e kërkuara nga Kryeministri.

Kjo bashkë me ujdinë që Thaçi e bëri me homologun malazez Filip Vujanoviq për rishikimin e vijës kufitare në rast se ndonjë shtet ka dëshmi për gabime.

Por tani pas dekretimit të ligjit partitë opozitare po thonë se Qeveria aktuale fare nuk është angazhuar në pasqyrimin e fakteve që dëshmojnë humbje territori.

Madje sipas deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiut tani ky proces mund të jetë i pakthyeshëm.

Haxhiu pretendon se edhe me pasqyrimin e fakteve e reja ato nuk do të merren parasysh nga Kuvendi i shtetit fqinj.

Se përfundimi i këtij procesi i mbetet barrë kësaj qeverie e duhet ta përfundojë atë sa më parë e thotë edhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, me kauzën e shpëtimit të territorit në vijën kufitare me Malin e Zi Haradinaj kishte ardhur në pushtet.

Por vetë shefi i ekzekutivit po thotë se puna në shënjim të drejtë të me Malin e Zi nuk është ndalur.

E në anën tjetër është i bindur se pala malazeze nuk do të jetë refuzuese.

Për mbledhjen e fakteve të reja për shënjimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi të dy qeveritë kanë formuar komisionet përkatëse që do të analizojnë vijën kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat