Pesë raste të dyshuara për korrupsion, hetohet edhe Shpend Ahmeti

Aktuale

Pesë raste të dyshuara për korrupsion, hetohet edhe Shpend Ahmeti

Nga: H.O. Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:57
Shpend Ahmeti

Albert Krasniqi nga KDI përmes një postimi në Facebook ka thënë se derisa javën e kaluar kishte shtatë raste të dyshimit për korrupsion, këtë javë i shtohen edhe pesë raste të tjera të raportuara në media.

Krasniqi ka renditur këto raste më poshtë:

Postimi i tij:

Javën e kaluar i kishim shtatë raste të dyshimit për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë javë shtohen edhe pesë raste tjera që janë raportuar në media:

1. Ministri i Bujqësisë, suspendon drejtorin e AZHB-së i cili nuk i dha 400 mijë euro projektiti me të cilin ka marrëveshja gruaja e ministrit. Drejtori e akuzon ministrin edhe për tendenca të favorizimit dhe keqpërdorimit të subvencioneve në vlera milionëshe.

Menaxhon me 60 milionë euro.

2. Ministri i infrastrukturës, akuzohet se dëmtoi për 70 mijë euro Komunën e Gjakovës gjatë kohës sa ishte kryetar.

Menaxhon me 304 milionë euro.

3. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dyshohet që punësoi familjarë në ministrinë që drejton.

Menaxhon me 53 milionë euro.

4. Kryetar i Komunës së Prishitnës, nën hetime për punësime partiake.

Menaxhon me 72 milionë euro.

5. HIB Petrol, gjatë periudhës shkurt 2012 – janar 2014, ka furnizuar Komunën e Prishtinë me naftë jocilësore për ngrohje që ka përmbajtë deri në 80 herë më shumë prezencë të sulfurit. Prokuroria pretendon që i është shkaktuar dëm në shkallë të madhe të dëmtuarës – Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat