Thaçi: Rezistenca e Tahir Mehës hapi një kapitull të ri për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Rezistenca e Tahir Mehës hapi një kapitull të ri për Kosovën

Nga: Arben Sylejmani Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz, ka hapur një kapitull të ri në Kosovë.

Në një postimin në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri.

Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë.

Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat