Ka përfunduar përformancën këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, i cili e përfaqëson Shqipërinë sonte në natën finale të Evrovizionit.
Bushpepa ishte i 12-ti me këngën “Mall” të kënduar në gjuhën shqipe, ku edhe sonte ka pasur një paraqitje të mirë.
Në mbrëmjen e sotme në Lisbonë janë gjithsej 26 vende që përformojnë në finalen e madhe të Evrovizionit.
Veç Bushpepës, janë edhe dy këngëtarë tjerë shqiptarë që këndojnë sonte, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron dhe është e 25-ta, kurse i fundit do të dal në skenë Fabrizio Moron, që përfaqëson Italinë.