Madhështore: Dy ushtritë shqiptare ushtrojnë së bashku

Aktuale

Madhështore: Dy ushtritë shqiptare ushtrojnë së bashku

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:27
Shqiponja6

Ka përfunduar dje me suksese Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Shqiponja6” i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës ku pjesëmarrës ishin edhe ushtritë e pesë shteteve tjera.

Ky ushtrim është mbajtur në Kastriot, Batllavë dhe Koliq.

Në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtarë “Shqiponja 6” morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së.

Image

Pastaj Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës,

Në ushtrimin fushor ndërkombëtarë “Shqiponja 6’’ gjatë dy javëve sa zgjati ushtrimi morën pjesë; gjithsej 1167 ushtarak me mbi 147 automjete.

Lidhur me ecurinë e ushtrimit, e kënaqur është ndarë edhe ministri e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Image

“Stërvitja ‘Shqiponja6’ në Kosovë konfirmoi jo vetëm aftësitë dhe kapacitetet e Policisë sonë Ushtarake, prej vitesh të angazhuar në operacione brenda e jashtë vendit, por edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tregoi se është e aftë për të marrë përgjegjësi të reja”, thekson ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat