BE i dërgon mesazh Beogradit, nëse doni integrim në BE rregulloni raportet me fqinjët

Aktuale

BE i dërgon mesazh Beogradit, nëse doni integrim në BE rregulloni raportet me fqinjët

H.Orana Nga H.Orana Më 12 maj 2018 Në ora: 15:35
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland është shprehur se nuk do të pranojnë në BE shtete që kanë probleme me fqinjët e tyre. Këto deklarata ai i bëri kur u shpall qytetar nderi i Komunës së Drenasit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se këto deklarata të zv/presidentit të PE-së, Wieland janë mesazh për politikën e Beogradit, që nëse synon integrimin në BE duke të mos ketë probleme me vendet fqinje.

Image
Gjergj Dedaj

“Deklarata e Zëvendëspresidentit të PE, z.Rainer Wieland, ka të bëjë me politikën zyrtare të Beogradit dhe është mesazh për Serbinë fqinje, se nëse synon integrimin në BE dhe institucionet euroatlantike duhet të mos ketë probleme me vendet fqinje dhe të heq dorë nga politikat ditore konfliktuoze e destabilizuese me fqinjët”, thotë Dedaj.

Sipas tij, është plotësisht një deklaratë e drejtë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore para se të kërkojnë të pranohen në BE dhe NATO duhet ta pranojnë paraprakisht njëra tjetrin, kufijtë aktual dhe realitetin politik e demokratik të fqinjëve.

“Serbia nuk mundet të luajë me fatin e shteteve fqinje, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe zhvillimet e demokracisë se Ballkanit Perëndimore i cili si pjesë integrale gjeografike e Europës e ka të ardhmen në familjen euroatlantike, pra në BE dhe NATO! Kushdo që rrezikon këtë agjendë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor është i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë në Ballkan, Europë dhe më gjerë”,thekspn zëvendësminitri Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat