“Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët”

Aktuale

“Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të përvjetorit të rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në nderim të veprës ishte sot për homazhe në Prekaz, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se në Prekazin legjendar asgjë nuk është e rastësishme, as pushka e Azem Bejtës që e trashëgoi gjyshi i Tahirit, Emin Lati, për ta shkrepur Mehajt brez pas brezi, në tri beteja.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë.

Ja postimi i plotë:

Në prag të përvjetorit të rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në nderim të veprës së tyre isha për homazhe në Prekazin e lavdisë, ku bashkohen histori të shumta shqiptare.

Në Prekazin legjendar asgjë nuk është e rastësishme, as pushka e Azem Bejtës që e trashëgoi gjyshi i Tahirit, Emin Lati, për ta shkrepur Mehajt brez pas brezi, në tri beteja.

Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.

Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat