“Prej nga kjo miqësi e menjëhershme e Zaevit me Haradinajn?”

Aktuale

“Prej nga kjo miqësi e menjëhershme e Zaevit me Haradinajn?”

Nga: G.B Më: 12 maj 2018 Në ora: 08:57
Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev

Opinionisti Sulejman Mehazi ka komentuar vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në shtëpinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka pyetur se prej nga po vjen kjo miqësi në mes të Zaev dhe Haradinaj, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Prej nga kjo miqësi e menjëhershme e Zaevit me Haradinajn?

Edhe pse popullata shqiptare në Maqedoni, po edhe në Kosovë s'e shprehin habinë e miqësisë familjare të Zaevit me Haradinajn, ama  se kanë mbetur me gishta në gojë, po se po! 
Prej nga kjo miqësi e menjëhershme familjare e dy kryeministrave të shteteve fqinje? 
Kush ishte ndërmjetësues kryesor i kësaj miqësie dhe ku është qëllimi i kësaj miqësie?
Mos ndoshta?, miqësia e moçme e Menduh Thaçit me Haradinajn ka bashkuar familjarisht Zaevin me Haradinaj për të hyrë fuqishëm PDSH-ja me poste qeveritare në qeverinë e re të Zaevit?
Mos ndoshta?, Zaevi duke ditur marrëdhëniet e ftohta politike të Ramush Haradinajt me Ali Ahmetin, e për ta mposhtur BDI-në, njëkohësisht, frikësuar kryetarin e kësaj partie, miqësohet me kryeministrin e Kosovës? 
Mos ndoshta, miqësia e dy kryeministrave bëhet kurth politik për BDI-në  shkaku i grupit të burgosur të Kumanovës, të cilët gjatë luftës në Kosovë ishin bashkëluftëtarë të Ramushit.
E shumë ndoshta e ndoshta të tjera...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat