“Beogradi e do kufirin në Ibër, nëse jo tani, më vonë”

Aktuale

“Beogradi e do kufirin në Ibër, nëse jo tani, më vonë”

Më: 11 maj 2018 Në ora: 19:13
Valon Murati

“Në këtë drejtim, mendoj që Beogradi zyrtar bën përpjekje t’i ketë në tavolinë disa opsione. Mendoj dhe besoj se ata janë të vetëdijshëm se për momentin bashkësia ndërkombëtare nuk favorizon ndonjë ndryshim kufijsh. Prandaj ata bëjnë përpjeke që në terren të krijojnë skenarë, në mënyrë që nëse rihapet si temë, kufiri të vendoset në Ibër”

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Beogradi zyrtar është i interesuar ta ndajë Kosovën, qoftë tani, qoftë në të ardhmen, përmes krijimit të një realiteti në terren që ia lejon të veprojë në atë drejtim.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, me strukturën aktuale, do ta bënte vendin shtet jofunksional, ndërsa Serbisë do t’i hapej rruga për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Sigurisht që Beogradi ka disa opsione në tavolinë, meqë ka presion të bashkësisë ndërkombëtare që të përfundojë cështja e dialogut, për të krijuar kushte që procesi i integrimeve europiane të ecë më shumë”.

“Në këtë drejtim, mendoj që Beogradi zyrtar bën përpjekje t’i ketë në tavolinë disa opsione. Mendoj dhe besoj se ata janë të vetëdijshëm se për momentin bashkësia ndërkombëtare nuk favorizon ndonjë ndryshim kufijsh. Prandaj ata bëjnë përpjeke që në terren të krijojnë skenarë, në mënyrë që nëse rihapet si temë, kufiri të vendoset në Ibër”.

“Ne kemi platformë për këtë çështje, e cila thotë se në këtë fazë Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet me reciprocitet. Ne e kemi të përfshirë edhe Luginën e Preshevës, që mund të përdoret në raport me veriun. Nëse ka vende të rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, të kërkojmë që ato të jenë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

“Ky proces më së shumti është duke iu ngutur Serbisë, sepse ajo nuk ka kohë për të humbur në rrugëtimin e saj. Jam i bindur se nëse gjendet çfarëdo zgjidhje me këto modalitete, Kosova do të vazhdojë të ketë probleme në funksionim të brendshëm”.

“Edhe nëse na njeh Serbia dhe ne mbetemi me këtë strukturë kushtetuese, me Asociacion, vendi do të jetë jofunksional. Edhe nëse kryhen proceset dhe pranohemi në OKB do të kemi bllokada të vazhdueshme institucionale, Asociacion Komunash me privilegje, që e bën Kosovën edhe më jofunksionale se që është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat