Pacolli dhe diplomati polak zotohen për forcim të marrëdhënieve

Aktuale

Pacolli dhe diplomati polak zotohen për forcim të marrëdhënieve

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:33
Behgjet Pacolli dhe Jacek Kaputoviç

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e jashtëm polak, Jacek Kaputoviç. Dy diplomatët kanë thënë se do të shkëmbejnë vizita dypalëshe dhe do të forcojnë marrëdhëniet, veçanërisht ato ekonomike.

MPJ përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar në Sunion, ministeriali i Grupit të Vishegradit, plus vendeve të Ballkanit perëndimor,  ku ministri Pacolli po merr pjesë me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

“Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”,  tha ministri Kaputoviç.

“Në rastin më të parë dua të vij në Varshavë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë”, tha diplomati nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat